Pamjet/ Azerbajxhani sulmon sërish Armeninë, depoja e municionit shkatërrohet totalisht

01/10/2020 08:36

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon të jetë në kulm. Se fundmi forcat azere kanë bërë një tjetër sulm kundrejt bazave ushtarake të Armenisë të pozicionuara në frontin e luftës mes dy vendeve.

Së fundmi mediat azerbajxhane kanë publikuar një moment nga konflikti me forcat armene, në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve. Në video shihet një depo municioni që i përkiste ushtrisë armene duke u shkatërruar. Kjo sipas medias, u konfirmua nga Shërbimi Shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Shpërthimet shihen qartë në pamjet e publikuara.  Pas thellimit të konfliktit, Azerbajxhani shpalli edhe gjendjen e luftës në vend dhe bëri thirrje për mobilizim ushtarak.

FOTO GALERI
8/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA