Dosjet e Hagës kanë shqetësuar opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, ku shumë veteran të luftës çlirimtare të Kosovës do të paraqiten në Hagë në Gjykatën Speciale.
Në studion e “Open”, profesori dhe ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo, bëri deklaratën e fortë, ku tha se “kemi të bëjmë me “një lojë të madhe që del përtej kufijve të Kosovës”.
Sipas tij, momenti që u zgjodh për të ndryshuar akt-akuzën ndaj Thaçit, ishte moment politik i rëndësishëm për Kosovën, ku pati dhe një rivalitet mes SHBA dhe BE.
“Pse të mos e shohim si një revansh të atyre që e humbën betejën duke mos shkuar Thaçi në Uashington?”, ngre pyetjen Milo.
“Këtu kemi të bëjmë me një lojë të madhe që del përtej kufijve të Kosovës, do të thotë që mënyra se si shfaq dhe u zhvillua ka një pikëpyetje të madhe që ka të bëjë me sigurinë e Gjykatës në Hagë, kush mund të vejë e t’i marr këto dosje në Hagë? E dyta, po të marrim në analizë që momenti që u zgjodh për të ndryshuar akt-akuzën ndaj Thaçit, ishte moment politik i rëndësishëm për Kosovën dhe u fol se pati një rivalitet mes SHBA dhe BE. Pse të mos e shohim si një revansh të atyre që e humbën betejën duke mos shkuar Thaçi në Uashington? Jemi në kohën kur diplomacia dhe gjeo-strategjia janë bashkë, veprojnë bashkë. E quaj të pamundur që këtë lojë dhe këtë ndërhyrje dhe këtë menaxhim kaq perfekt ta bëjën shqiptarët, nuk kemi kaq fuqi ne. Jemi në Hagë, qendër Europiane. Unë nuk heq dorë që këtu kemi të bëjmë me nj rivalitet jashtë Kosovës”, u shpreh ai.
Top Channel