Rreth 120 milionë teste të shpejta për coronavirus do të vihen në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në një maksimum prej 5 dollarësh për njësi, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që prodhuesit Abbott ABT.N dhe SD Biosensor kishin rënë dakord me Fondacionin Bill & Melinda Gates për të “vendosur në dispozicion 120 milionë teste të shpejta për diagnostikimin e COVID-19”.
Ai tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se testet aktualisht kanë çmim prej pesë dollarëve, por pritet të bëhen edhe më të lira.
“Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimit, veçanërisht në zonat e vështira për t’u arritur që nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të trajnuar mjaftueshëm për të kryer analiza”, tha Tedros.
“Kjo është një shtesë jetike për kapacitetin e testimit dhe e rëndësishme për zonat e transmetimit të lartë”, pohoi ai.
Top Channel