Në puntatën e fundit të “PërPuthen” për këtë javë, të ftuar ishin vajzat e “PërPuthen 1”, Ina, Antoneta dhe Margaret.
Fansat në rrjete sociale, kanë bërë një krahasim sa i përket dy sezoneve duke favorizuar me pëlqimin e tyre vajzat e “PërPuthen 1”, më konkretisht Inën dhe Antonetën.
Për këtë gjë, vajzat ishin të ftuara për të motivuar vajzat e reja dhe për t’i dhënë këshillat e nevojshme si më të “vjetra” në të tilla formate. Por nuk munguan ngacmimet mes Inës dhe Shqipes.
Ina tha se vajzat u treguan të pasjellshme me të dhe nuk përshëndetën kur ajo hyri në studio. Ndërsa Shqipja i kujtoi Inës, se kur një person vjen në një vend është ai që e dhuron përshëndetjen e parë, e sipas saj Ina këtë gjë nuk e bëri.
Top Channel