Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Rusia ka nisur një seri stërvitjesh ushtarake me Kinën dhe aleatë të tjerë të saj mes shqetësimit në rritje mbi tensionet e reja me Perëndimin. Më e madhja e këtyre manovrave Kaukaz -2020, filloi në Rusinë e Jugut me stërvitje tokësore dhe detare që përfshijnë një total prej 80,000 perdonash e më shumë se 12,000 trupa.
Kina, Irani dhe Birmania po marrin pjesë së bashku me disa vende ish-Sovjetike duke përfshirë Bjellorusinë.”Këto stërvitje janë prova më e madhe vjetore e gatishmërisë së forcave të armatosura ruse për t’u përfshirë në një konflikt në shkallë të gjerë,” i tha AFP-së analisti ushtarak Vasily Kashin.
Manovrat që zgjasin deri të shtunën dhe përfshijnë zhvendosje detare në Detin e Zi dhe në Kaspik janë organizuar “për nivelet më të larta të udhëheqjes ushtarake”, tha ai. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, deri në 250 tanke dhe rreth 450 automjete luftarake e transportues të blinduar po marrin pjesë në stërvitje së bashku me sistemet e artilerisë dhe raketahedhëse.
Forcat ruse do të testojnë gjithashtu flakëhedhëset TOS-2 që parakaluan në Sheshin e Kuq të Moskës gjatë festimeve të Ditës së Fitores në muajin qershor. Presidenti rus Vladimir Putin e kthyer forcimin e ushtrisë një njërën prej përparësive kryesore të qeverisjes së tij 20-vjeçare.
Top Channel