Shqipja u duk se nuk e priti mirë rikthimin, ndonëse për disa çaste, të vajzave të sezonit të parë të “PërPuthen”.
Pasi nuk i kurseu “ngacmimet” me Inën, përsa i përket përshëndetjes që kjo e fundit duhet të dhuronte, ajo nisi të debatonte me Margaret. Ajo i tha Margaretës që nuk pret shumë prej saj, pasi gjatë takimit që Margaret ka zhvilluar me Islin në “PërPuthen 1”, ka shprehur dëshirën për të luajtur një film ku të shfaqet nudo. Margaret nuk u “acarua” me këto fjalë, por me qetësi iu drejtua Shqipes dhe e pyeti nëse ajo ka problem “nudistët”. Ndërsa bukuroshja brune prerë tha që po.
Shqipja: Nuk mund të pres shumë prej teje sepse t’i ke shprehur dëshirën për të realizuar një film ku shfaqesh nudo.
Margaret: Dhe çfarë ka këtu? Ke probleme me nudistët?
Shqipja: Po.
Top Channel