1 person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë ditës së sotme (25.09.2020) nga forcat blu të Durrësit.
Shtetasi F.XH,44 vjeç ka rënë në prangat e Policisë pasi ka qënë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka pësuar një dëmtim të lehtë.
Ndërsa 2 personat e tjerë janë proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit, njërit i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa ndërsa tjetrit i është gjetur një mjet prerës në xhep.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
Xh., 44 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi në aksin Fushë Krujë-Borizanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është lënduar lehtë.
Në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit të Masave, shërbimet e Policisë konstatuan dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin në të cilin ishte pasagjer, në xhep iu gjet një mjet prerës (thikë).
Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Top Channel