Situata politike në 2017 detyroi opozitën të dilte në zgjedhje me një listë unike. Sot, 3 vite më pas opozitës po i imponohet e njëjta rrugë nga shumica parlamentare për shkak të ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.
Në kampin opozitarë po diskutohen disa skenarë. Një ndër ta është grupimi në dy lista, një e drejtuar nga Partia Demokratike dhe një tjetër nga Lëvizja Socialistë për Integrim ku aleatët do duhet të ndahen në siglat e dy partive të mëdha. Por, në mungese të një vendimmarrje finale ky nuk opsioni vetëm.
Fatmir Mediu: Nëqoftëse kjo do të maksimalizonte votat, do të ishte racionale patjetër. Padyshim që opozita duhet të shqyrtojë gjithë skenarët e mundshëm. Nga skenari i lejimit të koalicioneve siç janë sot, nga skenari i një koalicioni me listë të integruar, nga skenari i daljes së partive më vete apo i disa koalicioneve. Të gjitha këto padyshim që duhet të jenë projeksione të opozitës, por mendoj se ka ardhur koha që opozita nuk duhet të presë më.
Dashamir Shehi: Unë gjykoj që më e mira është të ketë një listë. Pastaj nëse ligji na detyron mund të dalim në 2 lista, në 3 lista, apo 5 lista. Por, e thashë, të 5 listat do të jenë kundër zotit Rama.
Aleatët historik Bashës flasin për tentative të kundërshtarit politik për të joshur parti të opozitës.
Fatmir Mediu: Opozita duhet të bëjë të qartë qëndrimin e saj në bashkëpunimin politik, në bashkëpunimin elektoral dhe bashkëpunimin qeverisës. Nuk duhet humbur më kohë se cfarë do bëjë Edi Rama. Nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe nuk do të ndodhë që Partia Republikanë të ketë një qëllim ndryshe nga demokratët. Por, Partia Socialiste padyshim që ka filluar të kërkojë oferta edhe ne subjekte të tjera politike që janë pjesë e opozitës.
Dashamir Shehi: Ky po i bën gjithë manovrat, ky ka filluar fushatën, këto janë pjesë e fushatës që bën. Por, deri më sot opoztia është bashkë dhe bashkë do të jetë.
Socialistët nuk humbën kohë dhe depozituan sot në Kuvend draftin e tyre për listat, koalicionet dhe pragun elektoral. Me ose pa dakortësinë e opozitës jo parlamentare javën e ardhshme nis diskutimi në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë Konferenca e Kryetarëve vendosi që ndryshimet e reja nëkodin e ri zgjedhor të kalojnë në seancë plenare të 1 Tetorit.
Elda menga
Top Channel