Përfshihet nga flakët punishtja e çantave në Gjirokastër
23/09/2020 08:40
GJIROKASTËR- Një shkëndijë elektrike që nisi në kutinë e matësve n të energjisë elektrike ka djegur gjithë lëndën e parë në një fasoneri çantash në Gjirokastër.
Godina ka dëme të pakta ndërsa nuk ka lëndime në njerëz pasi në momentin e zjarrit nuk kishte nisur ende puna.
Dëmi sipas administratorëve është i konsiderueshëm. Duke qenë material letër dhe karton asgjë nuk i ka shpëtuar zjarrit. Dëme ka edhe në një pjesë të makinerive.
Top Channel