Ishte pikërisht puntata e pasdites së të shtunës në orën 17:00 në ekranin e Top Chanel, ku përmes emisionit “Fshatrat e Shqiperisë” gazetarja Ilnisa Agolli ndalet në fshatrat e Finiqit duke na pasqyruar fshatrat Dhrovjan dhe Mesopotam me tradita dhe zakone njëjtë me tonat.
Edhe pse ata i përkasin minoritetit më të madh në Shqipëri, ajo që vumë re qysh në krye të herës ishte sa me dashuri flisnin shqipen tonë të bukur, ndryshe nga vizita në fshatin Derviçan, ku shumëkush e shamgu dhe priotitet kishte gjuhën greke prej nga u ndje një klimë keqkuptimi e cila u përfol deri në mediat e shtetit fqinj.
Fshatrat e Finiqit, qenë një realitet tjetër i cili hodhi dritë mbi jetën e këtij minoriteti në vendin tonë.
Mesopotam dhe Dhrovjnan, janë dy destinacione të cilat na tregojnë se çfarë duhet të shohim dhe ku duhet të shkojmë. Puset e Dhrovjanit janë te veçanta dhe është fshati i 16-të kishave, stili i shtëpive aty të befason sepse në dhrovjan emigrimi ka nisur qysh në shek 19-të dhe kontributi për banesat ka qenë primar.
Asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo kohë. Tingëllon e çuditshme por çdo shtëpi dhe orendi ruhet njësoj. Ndërsa Mesopotami me manastirin brenda ne shpellë Shën Maria e Kostarit, dhe dy kishat e tjetra të mëdha bashkë me mikëpritjen e banorëve, të cilët ende ruajnë dhe traditën e hershme në kulinari na lanë pa fjalë.
Shiheni videon më poshtë për më shumë. Një emision nga Ilnisa Agolli:
Top Channel