Asnjëri nga tre gjyqtarët e etiketuar si tifozë të derbit El Classico të shpallur fajtorë për korrupsion nuk do shkojnë në burg, pasi dënimi i tyre u pezullua me kushtin që ata të jenë të kujdesshëm me ligjin.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të konvertoje 2 vite burgim me katër vite shërbim prove për secilin nga gjyqtarët e apelit Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno.
Të dënuar së bashku me një biznesmen palë në çështjen që kishin nën gjykim për çështje pronësie , ata udhëtuan drejt Spanjës dhe Italisë me shpenzime të paguara nga biznesmeni ku përfshihej edhe ndeshja e futbollit mes Real Madritit dhe Barcelonës.
Me pezullimin e dënimit të shkallës së parë, detyrimi që gjykata e posaçme la në ngarkim të tre gjyqtarëve të Durrësit, është kushti për të mos kryer asnjë vepër tjetër penale për katër vitet e ardhshme si dhe të mbajnë kontakte me shërbimin e provës.
Vendimi u pezullua edhe për biznesmenin Namik Sadik me të njëjtin kusht që për dy vitet e ardhshme t’i nënshtrohet shërbimit të provës.
Gjatë gjykimit, të dyshuarit kanë këmbëngulur që janë të pafajshëm. Me dhënien e formës së prerë të këtij vendimi gjykata e Apelit tq Durrësit ngelet me katër gjyqtare, pasi për tre gjyqtarët e dënuar dhe të pezulluar më herët nga detyra pritet të jepet edhe kartoni për largimin e tyre nga drejtësia.
Top Channel