Ish anëtarja e grupit të famshëm muzikor të vajzave Spice Girls, MEL B po lufton një betejë të ashpër ligjore me ish-të dashurin për kujdestarinë e vajzës së tyre nëntë-vjeçare Madison.

Ajo pretendon se ish-i dashuri i saj Stephen Belafonte ka bërë komentet e rënda në një aplikacion të posaçëm për komunikimin e prindërve te ndarë.

Në dokumentet e gjyqit ish-këngëtarja 45 vjecare thotë për Belafonte: “Ai i përgjigjej mesazheve të mia me një fjalim jashtë teme, me qëllim vetëm për të sulmuar karakterin tim apo aftësinë time të prindërimit”.

Në to thuhet se producenti i kishte dërguar asaj “dhjetra mesazhe ofenduese” duke e quajtur Mel “e çmendur, alkoolike, e droguar” deri te “ke një mendje të helmuar”.

Ai gjithashtu akuzon në dokumentet gjyqësore se Mel ka rrahur vajzën e saj të rritur – dhe e përshkruan këngëtaren si “të përçmuar”, “psikopate e frikshme” si dhe “e sëmurë, e fiksuar”.

Avokatët e Mel i kanë kërkuar gjykatësit të dënojë Belafonte me “sanksione monetare” për komentet e tij, dhe thone se i ka mohuar Mel video-biseda direkte me Madison.

Mel kërkon të risjellë Madison përsëri në Britani, për të jetuar me vajzën e saj të rritur Phoenix, 21 vjeçe, që ajo ka nga martesa me Jimmy Gulzar, si dhe me 13-vjeçaren Angel, babai i të cilës është aktori Eddie Murphy.

Mediat britnaike thonë se Belafonte është lidhur me Lorraine Gilles ish-dadon e shtëpisë kur jetonte me Mel, dhe ka marrë para prej saj për të blerë një shtëpinë 1 milionë dollarë në Hollywood Hills.

Ndërsa vetë Mel jeton në shtëpinë e nënës së saj në Leeds, pas divorcit të kushtueshëm me 45-vjecarin Belafonte.

Ajo gjithashtu pretendon se 29 vjeçarja Gilles, ka qenë “dashnore” dhe është tashmë “e dashura” e ish-burrit të saj.

Dadoja Gilles punonte për Mel e Belafonte në 2009 kur ishte vetëm 18-vjeçe dha sapo kishte ardhur në SHBA nga Gjermania.

Mel thotë se Belafonte kishte lënë shtatzënë Gilles gjatë lidhjes së tyre të fshehtë dhe kishte paguar që ajo të abortonte.

Megjithse fillimisht e mohoi lidhjen Gilles pranoi më vonë se kishte bërë seks me të 10-15 herë.

Por ajo insistonte se skesi dhe “treshet” bashkë me Mel orkestroheshin nga vetë këngëtarja dhe se vetë kishte mbetur shtatzënë me një burrë tjetër.

Mel është detyruar t’i paguajë ish-dados së saj 2 milionë dollarë një vit më parë, me një marreveshje jashtë gjykate pas padisë se shpifjes që Gilles kishte depozituar, pasi Mel e kishte quajtur publikisht “prostitutë”.

Gjysmën e parave Gilles raportohet se ia ka dhënë ish-burrit të Mel dhe të dashurit të saj, Belafonte.
Mel raportohet se është e tërbuar nga ngjarja në një kohë kur ajo vetë nuk ka mjaftueshëm para për të blerë një shtëpi të sajën.

FOTO GALERI
1/5
MEL B po lufton një betejë të ashpër ligjore me ish-të dashurin për kujdestarinë e vajzës së tyre nëntë-vjeçare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA