Vera e tejzgjatur me temperatura të larta, situata e Covidit, që ekziston prej muajsh, faktorët social-ekonomikë, të gjitha këto sëbashku rëndojnë në shëndetin tonë mendor.

Kemi numër të shtuar njerëzish që shfaqin shenjat tipike të ankthit. Marrje fryme, irritim, mungesë vullneti dhe përqëndrimi, djersitje, pagjumësi. Padurim për të marrë zgjidhje të nje problematike.

Ajo që këshillojmë fort është jeta e shëndetshme, aktivitet fizikik është i nevojshem, takime mr miqtë, biseda jotoksike, por pozitive me miqtë, familjarët, shokët.

Dhe më e rëndësishmja, takimi me profesionistë të shëndetit mendor. Shkoni në kohë, mos ta keni tabu.

Mos i jep kohë problemeve mendore të zhvillohen dhe të agravohen.

Truri është si çdo organ tjetër, ashtu si psikologu apo psikiatri janë si çdo doktor tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA