“Marubi” hapet për vizitorët/ Fototeka e vizitueshme për herë të parë nga nisja e pandemisë

19/09/2020 15:47

Fototeka “Marubi” hapi dyert për publikun për herë të parë që pas nisjes së pandemisë. 

Të ekspozuara janë dhjetëra foto të një prej fotografëve më të shquar të Shkodrës ndër vite dhe një ndër autorëve me korpusin fotografik më voluminoz në arkivin e muzeut, Dedë Jakovës.

Në vitin 1932, Deda hapi studion e vet “Foto Jakova”, traditë e cila vijon edhe sot nga djali dhe nipi i tij. Dedë Jakova ishte i njohur edhe si “fotografi i rinisë”, por kishte edhe veprimtari në fushat e tjera si fotoreporter i jetës së qytetit, ngjarjeve të ndryshme historike, social – politike, si dhe atyre etnografike dhe sportive.

Në vitin 1970 ai i dorëzoi shtetit pasurinë e tij, duke lënë pas një trashëgimi prej rreth 58000 negativësh në xham dhe planfilm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA