Leeds United i kishte munguar gjatë Premier League-s. Skuadra e drejtuar nga “I çmenduri” Marcelo Bielsa, pas debutimit me humbje 4-3 ndaj Liverpoolit (por me lojë spektakolare), regjistroi të njëjtin rezultat, por këtë herë në favorin e saj (4-3) ndaj Fulhamit në “Elland Road”.

Vendasit nisëm vrullshëm takimin, duke e zhbllokuar atë që në minutën e 5-të me Costan, po u ndëshkuan në minutën 34-t me një 11-metërsh të ekzekutuar saktë nga Mirovic. Gjithsesi, Leedsi shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi, pasi një tjetër penallti, këtë herë kundër Fulhamit, u shndërrua në gol nga Klich.

Skuadra e Bielsës shënoi edhe dy herë të tjera me fillimin e pjesës së dytë, me Bamford dhe sërish Costan, duke dhënë përshtypjen se gjithçka u mbyll, por londinezët befasuan vendasit me dy gola të njëpasnjëshëm të realizuar nga Reid dhe Mitrovic, që e ndezën edhe më shumë sfidën në minutat e fundit, me Leedsin që u shtrëngua fort në mbrojtje për të ruajtur epërsinë dhe marrë fitoren e parë sezonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA