Barka me emigrantë zbarkon në plazhin nudist britanik, plazhistët e zhveshur u ofrojnë pije të nxehta (foto)

18/09/2020 17:37

Rreth 80 nudistë në plazhin e Hastings në lindje të Anglisë u surprizuan dje kur një barkë me 10 emigrantë nga Franca fqinje zbarkoi para tyre.

Babai i dy fëmijëve Jamie Anley, 48 vjeç, tha se kishte ardhur në këtë plazh për herë të parë me gruan Astrid, 52 vjeçe.
Ata sapo ishin zhveshur kur barka me nëntë burra e një grua iu afrua bregut.

Biznesmeni Jamie thotë: “Ishte një situatë qesharake. Ne ishin të ulur në peshqirë kur vura re barkën. Dukej se kishin një motor në gomonen e tyre por po afroheshin duke vozitur rremat. Plazhistët u treguan shumë miqësorë, u ofruan refugjatëve pije. Emigrantët ishin nga mosha 17 vjeç deri rreth 45. Disa nga burrat e mbanin kokën ulur kurse disa të tjerë ngërdhesheshin nga pamja që gjetën. Ata kishin veshur jelekët e shpëtimit, nuk kishin ngjashmëri me kostumet tona këtu”.

Emigrantët më pas lanë barkën e tyre të mbushur me jelekët e shpëtimit dhe u larguar drejt zonës me pemë. Plazhistët tërhoqën gomonen jashtë ujit dhe policia mbërriti rreth një orë më vonë.

Jamie nga Kent, tha: “Ishte diçka e rrallë. Policia erdhi duke kërkuar për emigrantë në një plazh me njerëz totalisht të zhveshur. Ne ende nuk po e besonim atë që po ndodhte”.

Ministria e brendshme konfirmoi më vonë se emigrantët ishin kapur dhe po mbaheshin për verifikime.
Vetëm kësaj jave 165 emigrantë kanë mbërritur në Angli me 12 barka të vogla. Autoritetet thanë se më shumë se 6500 kanë ardhur prej fillimit të vitit.

FOTO GALERI
5/8
Policia mbërriti rreth një orë më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA