I ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ishte avokati Spartak Ngjela. Teksa po flitej mbi një marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë, avokati argumentoi se kryeministri Rama nuk duhet të nisë asnjë negociatë me Greqinë, nëse këta të fundit nuk heqin Ligjin e Luftës.

Denis Dyrnjaja: Asnjë qeveri e jona nuk ka mundur të nxjerrë me forcë mbi tavolinë dhe ta ushtrojë këtë forcë, në raport me heqjen e ligjit të luftës, përse avokat?

Spartak Ngjela: Ai nuk duhet të flasë fare për marrëveshje derisa është Ligji i Luftës. Nuk mund të diskutojë asnjë fjalë unë pa e hequr ata Ligjin e Luftës. Çfarë territore do të diskutosh ti me mua kur ke Ligj Lufte? Dhe e ke për territore. Ai nuk duhet të shkojë fare. Ai duhet t’i vendosë kusht, pa hequr Ligjin e Luftës unë nuk do të vij. Madje duhet ta thotë tani. Nuk mund të vijojnë diskutimet pa hequr Ligjin e Luftës. Cilin luftë ka për Shqipërinë?

Asgjë tjetër ka frikë, sepse ka pushtuar territore shqiptare dhe ka frikë nga historia që vjen, se ne kemi marrëdhënie të partneritetit të lartë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente a e kanë parasysh që këtu po luhet një konflikt, nga i cili mund të fitojë historinë e humbur partneri yt” , u shpreh avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA