26/11 20:56
Deputeti i opozitës Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të hapin listat 100%.
Sipas Murrizit, ruajtja e kuotave gjinore është thjesht një pretekst për të mos hapur listat 100 përqind pasi deputetët kanë frikë nga kandidatet femra se mos dalin përpara.
“Ju mos u trembni për të ruajtur zonjat. Ju trembeni se mos zonjat ju dalin përpara. Tirana ka 35 kuota. Mos u tallni me shqiptarët. Të hapim 100 përqind listat. Në këtë sallë mos të vinë njerëz deputetë pas fustaneve të grave. Bëni sikur ziheni ditën dhe bëni marrëveshje natën. Hajde t’i hapim 100 përqind. Ato zonja që janë dinjitoze, do vijnë këtu. Komisionerët i keni firmosur.” – tha Murrizi
Top Channel