Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit Myrto Uzuni u kthye nga një personazh i kritikuar, në heroi e skuadrës së tij brenda një sfide të vetme. Lojtari premtues për të cilin trajneri Reja ka patur rezerva për ta aktivizuar titullar, ishte vendimtar në kualifikimin e ferencvarosh në Ligën e Kampioneve.

Në një stadium të boshatisur prej pandemisë por me turma tifozësh jashtë impianti, hungarezët morën epërsinë.

Por një autogol i pafat pikërisht nga shqiptari Uzuni pranë vijës fatale rikthteu barazpeshën duke gëzuar lojtarët e Dinamos së Zagrebit.
Në minutën e 65 shqiptari i rezistoi ndërhyrjes së mbrojtësve dhe në limitin e offside arriti të dalë para portierit të skuadrës kroate, duke shënuar me gjakftohtësi.

Festa me shqiponjë dhe entuziazmi i futbollistë të Ferencvarosh ishin krejtësisht të justifikueshme. Tani hungarezët falë perlës së Myrto Uzunit kalojnë në Play Off në Ligën e Kampioneve dhe janë pranë fazës së grupeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA