Cikli “Fshatrat e Shqipërisë”, në drejtimin e Ilnisa Agollit ngre siparin e historikut dhe jetesës në Tushemisht të Pogradecit. Është ky fshati i parë që revolucionin e pati nga filmi i Pirro Milkanit “Zonja nga Qyteti”.
Por këtu veç bujtinave në lulëzim, klima e varfërisë ndjehet ende. Mjafton të këmbesh fjalë me banorët që takon në rrugicat e bukura të fshatit që Zoti nuk i ka kursyer asgjë. Mjafton të takosh Spiron, i cili për të nxjerrë bukën e gojës është ende në kërkim të saj, me një durim që të trondit.Një peshkatar që të sjell në mend peshkatarin Santiago të Hemingueit në romanin “Plaku dhe deti”.
Duke dëgjuar Spiron, e më pas të ëmën e tij dhe personazhet e tjera rreth e rrotull që paralajmërojnë betejën e njeriut me fuqinë natyrore që vijon njësoj në kohë, kupton se si vetëm njerëzit e varfër mbajnë gjallë dashurinë dhe kuriozitetin tonë për mikrobotën. E sigurt, është se fshati të bën njeri më të mirë!
Agolli, do të na tregojë se si mund të kalojmë një ditë të plotë aty, duke ecur, dalë për gjueti në liqen, si të gatuajmë një tavë Korani, vizituar cep me cep banorët në shtëpi dhe u njohur me historinë e Dhimitër Mishës, priftit që u vra nga serbët në oborrin e Kishës së Shën Pandelimonit sepse shkruante shqip. Këto dhe shumë të tjera në Tushemishtin që mbetet i vetmi fshat në Shqipëri me një frymëzim te pashoq e motive të cilat nuk i gjen askund vecse përbri liqerit që mesa duket ende dremit. Shihni videon e plotë:
Top Channel