Meta: Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kod, me konsensus dhe duke respektuar ‘5 qershorin’

15/09/2020 17:54

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Politik, ku palët dolën sërish pa konsensus.

Në një status në facebook se “është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit”.

Statusi

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave. ??”, shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA