
QTU feston 20 vite, ditëlindja e qendrës së parë tregtare në Shqipëri shoqërohet me oferta
09/10 20:16
Këngëtarja me famë botërore, Cardi B, ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset.
Ajo ka dërguar dokumentat në gjykatën e Georgia-s. Dyshja u martua në fshehtësi në vitin 2017 dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur Kulture.
Në kërkesën për divorc, Cardi B kërkon kujdestarinë e plotë për vajzën e tyre.
Zërat për këtë ndarje qarkullojnë pasi dyshohet se Offset e ka tradhtuar sërish bashkëshorten e tij.
Top Channel