
NASA është vënë në kërkim të kompanive minerare private të cilat të shkojnë në hënë e të mbledhin pluhur e gurë nga sipërfaqja e saj. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se do të paguajë për kampionet, por jo për udhëtimet.
Ajo shpreson që kjo nismë të vihet në jetë deri në 2024-tën. Ekspertët thonë se kjo lëvizje synon vendosjen e një precedent ligjor për aktivitete minerare në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës. Në fund, kjo do t`i krijojë NASA-s mundësinë që një ditë, të arrijë të grumbullojë materiale të vyera për kolonitë atje, e ndoshta edhe në Mars.
Megjithatë, besohet se arsyeja kryesore është të krijohet parimi ligjor se mund të vendoset pronësia e materialeve hënorë, ndërkohë që për të gërmuar në Hënë, nuk ka udhëzime ndërkombëtare specifike. Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, sqaroi se mbledhja e materialeve të tilla “ do të bëhet pjesë e një programi zhvillimi teknologjik I cili do të ndihmojë astronautët “të jetojnë jashtë Tokës” për misionet e së ardhmes në Hënë ose diku tjetër.
Top Channel