46-vjeçari e merr vajzën për t’u kujdesur, por e përdhunonte dhe e rrihte/ Zbulohen detaje tronditëse nga grupi hetimor, një tjetër vajzë …

12/09/2020 13:36

Detaje tronditëse janë zbuluar nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një 46 vjeçar.

Mësohet se vajza është përdhunuar me forcë në datë 30 Korrik. Është mbajtur gjithë natën në ballkon e lidhur nga autori nën kërcënimin se do ta hidhte nga ballkoni.

Vajza në datën 1 gusht ka ikur në banesën e saj por nuk ka treguar gjë. Më pas duke e kërcënuar autori ka arritur ta kthej sërish në banesë. E ka përdhunuar dhe rrahur edhe në datën 1 gusht duke kryer aktin në dhomën e tij bashkëshortore.

E shoqja e Blerimit nuk mund të fliste rreth ngjarjes pasi si pasojë e një aksidenti ka humbur gojën, nuk flet. Nga data 1 deri në ditën e denoncimit vajza është mbajtur në banesë nën presion dhe autori i thoshte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe ti shkonte në dhomë. Ai e kishte kërcënuar mos tregonte sepse do ti vriste babain dhe se kishte shokë në polici.

Një detaj tjetër që po hetohet është se vajza ka thënë se ditën kur ka marrë atë në shtëpi atje ka qenë një vajzë tjetër të cilën ai e kishte përzënë atë ditë. Dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13 vjeçares ai po e përgatiste për prostitutë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA