I qeshur dhe i pashqetësuar, kështu u shfaq këtë të diel në gjykatë Faik Buci së bashku me të birin, Shkëlzenin. Për të dy ata u vendos që të qëndrojnë në burg, të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit, vajzës dhe motrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.  

Megjithatë avokati Arben Gramo, tha se klientët e tij, babë e bir, e kanë mohuar akuzën që është ngritur ndaj tyre.

“Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë të vërtetën e kësaj, nëse ata janë fajtor apo jo. Ata nuk kanë marrë pjesë në procedurën, pra që të pranojnë nëse janë (fajtor), por nga një gjykim, procedurë që ka bërë organ i akuzës, me përpara, dyshohet se eshtrat mund të jenë të Eglantina Bucit.”

Faik Buci, mësohet të ketë thënë që vajzën e tij për herë të fundit e ka takuar rreth viteve 2009-10, dhe se ka dyshime që ajo mund të jetë trafikuar për prostituim në Itali, duke mohuar kështu vrasjen e saj.

Zhdukja e Eglantina Bucit, nuk u denoncua asnjëherë prej tyre, ndërsa në vitin 2017, rihapja e hetimeve nga ana e prokurorisë u bë pas një deklaratë të një dëshmitari të drejtësisë, i cili rezulton edhe mik i Shkëlzen Bucit.

Ai ka thënë përpara organit të akuzës, që është kontaktuar nga Faiku dhe Shkëlzeni për të vendosur kontakte me Eglantinën pasi ajo ishte larguar nga shtëpia.

Pas disa takimesh, sipas dëshmitarit të drejtësisë, Shkëlzeni është takuar me të motrën, e kanë marrë edhe atë në makinë, dhe të tre janë nisur drejt Malit me Gropa, në vendin ku vëllai e qëlloi motrën me plumb në kokë.

Shkëlzen Bucin, gjykata në vitin 2017, e ka dënuar me 13 vite burg, për tentativë vrasjeje, pasi ka qëlluar aktorin Mishel Prela, me pretendimin se i duheshin para për kurimin e vëllait të tij, i cili gjithsesi ndërroi jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA