Kriza e koronavirusit dhe mbyllja e ekonomisë për 3 muaj ka falimentuar gati një të tretën e bizneseve duke nxjerrë mijëra persona të papunë.
Goditjen më të madhe e kanë ndjerë subjektet e vogla, ku shumë prej tyre kanë ulur qepenat, ndërsa mbijetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë për pjesën tjetër që po përballen me mungesën e klientëve.”
“Do e mbyll biznesin, do largohem jashtë shtetit”, shprehet dikush.
Tregtarët deklarojnë se po hasin vështirësi të mëdha në shlyerjen e taksave dhe detyrimeve që kanë ndaj shtetit.
“Nuk është si vitet e kaluara. Ka më pak blerës”, thotë një tregtar.
Por, rënia e xhiros nuk është shqetësimi i vetëm për tregtarët e vegjël, pasi zbatimi i protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 është përkthyer në kosto të shtuara për ta.
“Blerja e maskave, dezinfektuesve apo veshjeve padyshim që na kushton më shumë ne si biznes”.
Shumë biznese të vogla po mbajnë në punë me vështirësi të mëdha punonjësit e tyre. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij vitit janë larguar nga skema e sigurimeve mbi 56 mijë persona.
Top Channel