Shqipëri-Austri/ Kombëtarja e të rinjve të Shqipërisë ndeshet më 4 shtator

03/09/2020 20:16

Shpresat e Shqipërisë do të zhvillojnë gjatë kësaj javë dy ndeshjet tejet të rëndësishme eleminatore, atë ndaj Austrisë atje e më pas ndaj Andorrës në Elbasan Arena.

Vetë trajneri Alban Bushi sëbashku me gjithë skuadrën janë nisur drejt Austrisë, ndërsa për Top Channel ai tregoi se ekipi i tij është gati për sfidën e 4 shtatorit.

Alban Bushi: “Unë jam shume i kënaqur nga ekipi dhe gjithë ditët që kemi bërë stërvitje por edhe miqësoren që bëmë dje. Kemi disa mungesa por gjithësesi nuk vihet re mungesa e tyre. Kemi disa lojtarë shumë të shpejtë dhe të fortë ndaj do përpiqemi të luajmë në sulm. Sipas lojtarëve që kemi ashtu kemi ndërtuar dhe mënyrën e lojës”.

Për Ernest Mucin dhe Tedi Carën ku është një moment emocionues. Pasi kanë kënduar ashtu siç e do zakoni përpara gjithë skuadrës duke qene se ky është grumbullimi i pare i tyre me shpresat, për Top Channel kanë ndarë emocionet e kësaj ndeshje të parë.

Tedi Cara: “Ekipi ka harmoni si fillim kush vjen i ri duhet të këndoj është detyrim dhe këtë herë na ra mua dhe Mucit. Ambientin e shoh mirë dhe atmosferën. Është privilegj e kam pritur gjithmonë këtë ftesë tani që më erdhi mundësia shpresoj ta shfrytëzoj ne maksimum”.

Ernest Muci: “Qëkur kam qenë te U17 ka qenë ëndërr të arrij këtu ose dhe te ekipi i parë. Është një vlerësim i madh nga trajnerët dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Ky sezon që kaloi ishte sezon shumë i mirë për ne te Tirana dhe për mua personalisht. Për momentin jam shume i qetë, sytë i kam nga ndeshjet e Europës që kemi në raundin Play off kshuqë të japim më të mirën atje dhe pse jo të provojmë grupet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA