Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar disa ditë më parë, Kida ka publikuar të mërkurën videoklipin e këngës “Edhe sa”.
Poker, vajza të bukura, makina luksoze e diamantë kanë dominuar në projektin e ri muzikor të këngëtares, që pason bashkëshpunimin e suksesshëm me Mozzik “PP”.
Videoklipi i këngës tepër ritmike ka bërë bashkë tre nga vajzat më tërheqëse të showbizit shqiptar, Megi Pojanin, Kejvina Kthellën dhe Arta Elezaj.
Pjesë e tij është edhe trajneri personal i fitnesit, Petrit Mehmeti.
Producent i këngës është Mixey, regjizore Elena Kelmendi dhe teksti është shkruar nga reperi Mozzik.
“Edhe sa” pritet të kthehet menjëherë në hit, pasi që nga momenti i publikimit është pritur shumë mirë nga fansat e Kidës, e jo vetëm.
Top Channel