Xhafer Selamaj nga Orikumi tregon për Top Channel se prej vitesh endet në hipotekën e Vlorës për tokën të cilën e përdor prej 30 vitesh në bazë të ligjit 7501. Atje ka investuar gjithë mundin e tij!
Kjo tokë që dikur ka qenë thjesht kënete s’ka pasur e as nuk ka pronar, por hipoteka çuditërisht ka nxjerrë pronar tokash mbi tokat që ai i ka prej 30 vitesh.
Pronari i ri gjatë muajit korrik është futur në tokën e Xhaferit duke tentuar të rrethojë tokat e Xhaferit, por nuk është lejuar nga familja e këtij të fundit. Toka pranë detit lakmohet nga të gjithë.
Edhe Mitro Capoj përballet me të njëjtat kalvare. Sipas tij, në çdo sistem hipoteka çalon në përgjegjësitë që ka për të respektuar ligjin! Madje ka bërë preferenca për individë të ndryshëm apo pushtetarë! Edhe ky rast tregon se si tokat në bregdet vazhdojnë të jenë burim konflikti mes pronarëve të ligjshëm e të paligjshëm!
Top Channel