Sadiku rikthehet në Kombëtare/ Shqipëria do përballet me Bjellorusinë dhe Lituaninë

31/08/2020 20:22

Kombëtarja shqiptare nisi grumbullimin për dy ndeshjet e para të UEFA Nations League me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Në skuadrën kuqezi është rikthyer pas një periudhe të gjatë sulmuesi Armando Sadiku i cili nuk e fshehu kënaqësinë e tij duke premtuar të japë maksimumin për këto dy ndeshje.

“Ndihem shumë mirë,gjithnjë është një kënaqësi e madhe të veshësh fanelën e kombëtares, shpresoj të jap më të mirën që të ndihmoj skuadrën në këto dy ndeshje. ambienti është shumë i mirë, është një grup shumë i mirë lojtarësh, jam shumë i bindur se do të marrim maksimumin në këto dy ndeshje, duke nisur që nga sfida e parë”, tha ai.

Përsa i përket ndeshjeve me Bjellorusinë dhe Lituanisë, Sadiku theksoi se janë kundërshtarë që nuk duhen nënvlerësuar

“Ne duhet të shohim ekipin tonë. duhet të marrim ndeshjen seriozisht. Mund të them se janë më të dobëta në letër, por sot nuk ka ekipe të dobëta. duhet ta marrim seriozisht ndeshjen për të marrë 3 pikët’.

Një nga risitë e kombëtares shqiptare për këto dy ndeshje është përfshirja e futbollistit të Ajaccio, Qazim Laci që pranoi se e pret një konkurrencë e madhe në skuadër

“Është një konkurrencë e madhe, Jemi shumë lojtarë që po luajmë në Evropë, të gjithë do të luftojnë për një vend. E njoh ekipin se e kam ndjekur e di pak a shumë si do jetë konkurrenca. Do të ishte krenari dhe kënaqësi për mua nëse do të debutoj në Kombëtaren A. ka shumë mesfushorë për t’u marrë shembull, por për mua ka rëndësi që skuadra të fitojë”, tha ai.

Endi Tufa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA