Numërohen 81.9% e kutive në Mal te Zi. Udhëheq me diferencë të ngushtë, prej 2% koalicioni i presidentit Milo Gjukanoviç kundrejt koalicionit ProSerb.

Shqiptarët deri më tani ndajnë nga 1 mandat për koalicion, 2 në total.

Nëse vazhdon me këtë trend, qeverinë e re të Malit të Zi mund ta vendosë një shqiptar. Partia “E drejta në të bardhë” e Dritan Abazovic, ka fituar 4 mandate.

Deri më tani ai mund të prishë balancat dhe të vendose për koalicione me Gjukanovic apo Proserbet. Në deklaratat e tij në kohet e fundit Abazovic ka qenë kundër presidentit Gjukanovic.

Ndërkoheë Marko Milačić i koalicionit ProSerb, Fronti Demokratik për mediat sapo shpalli fitoren pavarësisht se numërimi nuk ka mbaruar ende. Ai i bën thirrje qytetareve të festojnë nga shtëpia.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA