Hotel Riugiong në Penian: Historia e ndërtesës më të lartë, të pabanuar të botës

24/08/2020 20:47

Në 1987 Korea e Veriut prezantoi projektin më të madh arkitekturor në kryeqytetin Penian, në formën e qiellgërvishtësit në formë piramide 300 metra të lartë, që do të kishte të paktën 3000 dhoma dhe pesë restorante rrotulluese me pamje panoramike.

Hoteli Riugiong – i emëruar sipas pseudonimit të Penianit “Kryeqyteti i Shelgjeve” – ishte planifikuar të hapej dy vjet më vonë, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Struktura arriti lartësinë e planifikuar 1992, por mbeti i zbrazët e pa dritare edhe për 16 vjet, si një monstër kërcënues që shikonte qytetin.

Së fundmi hoteli është veshur me metal dhe xhama, si dhe me drita LED për t’u kthyer në një spektakël shumëngjyrësh natën.

Gjithsesi ai mbetet i mbyllur prandaj Riugiong Hotel njihet në Perëndim si ndërtesa më e madhe e pabanuar e botës.
Ndërtesa ishte një produkt i rivalitetit të Luftës së Ftohtë mes Koresë e Jugut të mbështetur nga SHBA, dhe veriut të mbështetur nga sovjetikët.

Vitin para nisjes së ndërtimit, Korea e Jugut sapo kishte përfunduar Westin Stamford, që ishte atëherë hoteli më i lartë i botës në Singapor, ndërsa kryeqyteti i saj Seul priste Lojrat Olimpike verore të 1988.

Prandaj dhe reagimi politik i Penianit ishte organizimi i versionit socialist i Lojrave Olimpike në formën e Festivalit Botëror të Studentëve dhe Rinisë në 1989, dhe planifikimi i hotelit që do të thyente rekordin e lartësisë së Jugut.

Por Korea e Veriut ishte në krizë ekonomike dhe megjithse struktura e jashtme ishte kompletuar ndërtimi u ndërpre në 1992 madje me një vinç të braktisur në majë të ndërtesës.

Projekti u kompletua në 2018 me ndihmën e inxhinierëve egjiptianë që instaluan xhamat dhe panelet e metalta, duke i dhënë formën aktuale. Në 2012 grupi gjerman i hoteleve njoftoi se do të menaxhonte strukturën por u tërhoq disa muaj më vonë duke thënë se “nuk është e mundur hyrja në treg”.

Fotot nga brendësia e tij në vitin 2012 tregonin se nuk ishte bërë thuajse asgjë, por hoteli pësoi një ringjallje në 2018, kur dritat LED u instaluan në fasadën e tij dhe ndërtesa u kthye në shfaqjen më të madhe të dritave në Penian, si dhe një makineri propagande.

FOTO GALERI
6/8
Lartesia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA