Dashuri e “pastër”/ Momenti kur 16-vjeçari me aftësi të veçanta propozon të dashurën (FOTO)

21/08/2020 22:38

6 muaj në distancë si pasojë e koronavirusit ishin të mjaftueshme për të kuptuar se e dashura ishte personi i duhur për të.

Steven Bagley, një 16-vjeçar me aftësi të veçanta nga Britania e Madhe, është njohur në shkollë me të dashurën Lillie Dodd, e cila gjithashtu është një person me aftësi të veçanta.

Pandemia e koronavirusit, i ndau ato për gjashtë muaj dhe “takimet” e tyre ishin vetëm përmes platformave online. Pasi masat kufizuese nisën të zbuten, 16-vjeçari Steven, e ftoi të dashurën për një takim romantik. E pikërisht në këtë takim, Steven i ulet në gjunjë  Lillie dhe i kërkoi që të martohej me të në të ardhmen. Përgjigja pohuese nga Lillie e lumturoi jo pak 16-vjeçarin, i cili gjatë gjithë takimit u pa i buzëqeshur.

Për këtë romancë të dyshes së veçantë ka folur dhe Emma Dodd, e cila është shoqëruesja e tyre gjatë rrugës për në shkollë.

 

“Ata e dashurojnë njëri-tjetrin. E kalojnë të gjithë kohën se bashku dhe më besoni gjatë kohës së izolimit ata janë ndier tepër të mërzitur sepse nuk takoheshin. Ju si keni parë, por kur ata kërcejnë është diçka e adhurueshme. Janë vërtetë të mirë, jam shumë e lumtur për ta”, u shpreh Emma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA