Pastrim parash, 355 mijë transaksione të dyshimta/ Gjermani, rritje e frikshme me 50%

19/08/2020 11:47

Pastrimi i parave në Gjermani ka pësuar një rritje rekord.

Zyra Federale kundër Pastrimit të Parave në këtë vend ka marrë gjatë vitit të kaluar 114.914 njoftime të tilla, çka përbën një rritje prej gati 50% krahasuar me një vit më parë. Sipas gazetës “Tagesspiegel”, pjesa më e madhe e njoftimeve për këtë fenomen shqetësues vjen nga bankat gjermane dhe institucionet e tjera financiare, si dhe nga noterë, agjentë pasurish të patundshme dhe pronarë sallonesh lojërash dhe pikash te basteve.

Drejtori i Zyrës në fjalë, Christof Schulte,  tha se  njoftimet lidhen me 355,000 transaksione të dyshimta.

“Problem për ne është se ndjekja penale e pastrimit të parave në Gjermani nuk ka traditë,” është shprehur ai.

Në raportin e vjetor të kësaj zyre thuhet se sektori më i prekur prej pastrimit të parave dhe i marrëveshjeve të dyshimta të biznesit është në Gjermani tregu i pasurive të patundshme. 15 deri në 30% e të gjithë të ardhurave nga aktivitetet kriminale investohen në pasuri të paluajtshme përmes ndërtimit dhe rinovimit të banesave, blerjes, shitjes dhe dhënies me qira.Parlamenti gjerman ndërmori në nëntor të vitit të kaluar një seri masash kundër pastrimit të parave në përpjekje për ta zgjidhur problemin dhe për t’u përshtatur me direktivat e BE-së. Ndër ndryshimet e bëra në ligj ishte vendosja e rregullave më të rrepta që i detyrojnë agjentët e pasurive të patundshme, noterët, tregtarët e metaleve të çmuar dhe qendrat  e ankandeve të denoncojnë nëse kanë dyshime për transaksione jo të pastra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA