Kujdesi Shëndetësor Parësor në komunat e Kosovës tash e tutje do të kenë mundësi të kryejnë testime serologjike, duke raportuar në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Kjo pasi ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi sot udhëzimin administrativ për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ- organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Ky udhëzim administrativ ka për qëllim plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 08/2017 – organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor me qëllim të ofrimit të testimit për SARS–CoV-2 .
Raporti i ekzaminimit laboratorik, përveç të dhënave të përgjithshme, duhet të përmbaj informatë për llojin e testit të kryer, prodhuesin e testit, instrumentin/aparatin me te cilin është kryer testi, si dhe komentimin profesional të rezultatit nga specialisti.
Me këtë udhëzim, testet serologjike do të kryhen nga laboratorët e biokimisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Top Channel