Kohë pandemie/ Gjobitet administratori i një lokali në Durrës, mbyllet aktiviteti i 1 subjekti në Krujë

18/08/2020 09:26

Teksa vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, administratori i një subjekti në Durrës u ndëshkua me masë administrative, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bë mbyllja e aktivitetit të 1 subjekti në Krujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar një subjekt (lokal), në administrim të shtetasit S. T., cili është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
——–
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit në subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili pasi është ndëshkuar me masë administrative nga shërbimet e Policisë, ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Policia e Durrësit do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Durrës dhe apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA