Vendimi në Gjykatën e Hagës, Haradinaj bën thirrje për qetësi: Beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë
Trupi gjykues konstatoi se krimet e kryera ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht, duke përfshirë 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.
Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
“Ekzistenca e fajtorëve të tjerë rëndues dhe fajësues;
Pesha e krimeve për nga shkalla dhe lloji ishin shumë të rënda dhe të përhapur gjerësisht dhe u kryen në 14 komuna dhe në 2 rrethe të Shqipërisë veriore.
385 persona u ndaluan arbitrarisht, u torturuan dhe 96 raste u vranë nga anëtarët e UÇK-së.
Janë krime të rënda, trajtimi mizor dhe tortura dhe vrasja e paligjshme është 1 nga krimet më të rënda.
Disa persona u ndaluan dhe u mbajtën me anëtarët e familjeve të tyre, u detyruan të
Një foshnjë 12-muajshe u mbajt e ndaluar për muajsh.
Një djalë 14 vjeç u mbajt në Malishevë.
Një burrë 70 vjeç u vra egërsisht, saqë fytyrën e kishte të sakatuar e të mbuluar në gjak.
Trupi gjykues mori parasysh mizorinë e krimeve që u kryen, viktimat pësuan dëmtime të përhershme fizike dhe psikologjike.
Vlerësoi peshën dhe pasojat e krimeve si jashtëzakonisht të rënda.
Nuk ka flamur aq të madh sa të mbulojë turpin e njerëzve të pafajshëm”, u shpreh Trupa gjykuese.
Top Channel