Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Hashim Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera ndaj personave të konsideruar kundërshtarë.

Sipas gjykatësit Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Thaçi nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e krimeve.

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se, sipas tij, Thaçi mori pjesë personalisht në krime.

Gjykatësi Smith tha më tej se Thaçi përhapi ose ndihmoi në përhapjen e informacioneve të rreme për krimet, duke kontribuar, sipas konstatimit të trupit gjykues, në politikën e pandëshkueshmërisë.

Top Channel