Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Trupi gjykues për Rexhep Selimin: Dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal

16/09/2026 11:23

Trupi gjykues konstatoi se Rexhep Selimi dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Selimi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative, të cilat i inspektonte rregullisht.

Ai gjithashtu merrte raporte të shpeshta për persona të dyshuar dhe të konsideruar kundërshtarë.

Trupi gjykues konstatoi se Selimi ishte në dijeni se njësi të UÇK-së po shënjestronin persona të caktuar.

“Fakti që s’kishin treguar besnikëri apo përkrahje të UÇK-së, ose kishin shoqëri me serbët ose të punuar në firma serbe, ishin të mjaftueshme për t’i konsideruar kolaboracionistë.

Selimi ishte natyrë themelues i UÇK-së dhe anëtar i Shtabit para fillimit të konfliktit dhe mori pjesë në shpërndarjen e komunikatave në kohën e luftës.

I dha atij më pak pushtet se anëtarët e tjerë të UÇK-së.

Si anëtar i Shtabit dhe shef i Drejtorisë Operative, luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative të UÇK-së.

Nuk ishte kriminal krijimi i zonave operative. Ai i inspektoi rregullisht këto zona operative dhe mori informacione për zonat kolaboracioniste.

Zoti Selimi ishte i vetëdijshëm se njësitet e UÇK-së po shënjestronin persona të dyshuar dhe kolaboracionistë.

Për shkak të përfshirjes së tij në kohën e paraluftës, ai ishte në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së. Selimi emëroi persona besnikë në pozita kyçe; shumica kryenin krime ose ishin në dijeni të krimeve.

Ai inkurajoi dhe mori pjesë në mënyra të ndryshme”, u shpreh gjyqtari.

Top Channel