Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Uashington për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit të Kosovës, duke thënë se vendi i tij nuk është në pozicion për të refuzuar takime.

Vuçiç tha se temë kryesore e këtij takimi do të jetë ekonomia dhe vendit të tij i intereson kjo çështje.

“Serbia nuk është në pozicion të refuzojë bisedimet. Ne do të marrim pjesë pasi temë është ekonomia dhe për ne kjo është e rëndësishme”, tha ai, njoftojnë mediat serbe.

Megjithatë, presidenti serb u shpreh dyshues nëse udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të jenë në Uashington vetëm për çështjet ekonomike.

Sipas tij, Prishtina është e interesuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo te bashkëpunimi ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA