Në një video të bërë virale, është fiksuar momenti shokues kur një e moshuar humb kontrollin e makinës së saj luksoze dhe përplaset në hyrjen e spitalit, duke lënë të vdekur një person e plagosur katër të tjerë.
Mary Clayton, 75-vjeç, kishte caktuar një takim me mjekun në orët e para të mëngjesit, e për këtë fakt ajo kishte vendosur që të shkonte vetë për në spital.
Por në momentin e ndalimit, ajo ngatërron pedalet dhe në vend të frenave shtyp atë të gazit, duke bërë që makina të marrë me vete çdo gjë që i del përpara. Me makinë e moshuara ka hyrë deri në ambientet e brendshme të spitalit.
Njoftohet se personi që ka ndërruar jetë është identifikuar si një 55-vjeçare, ndërsa për të plagosurit nuk ka asnjë njoftim deri më tani.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel