Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III 02/11 22:41
Udhëtarët që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të përballen me testimin e detyrueshëm për COVID-19, sipas një dekreti të lëshuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Masa, në fuqi nga sot, vlen për të gjitha rajonet e vendit, deri më 7 shtator”, tha ministri.
Udhëtarët duhet të paraqesin një provë negative për koronavirusin e ri të kryer brenda 72 orëve të fundit ose të bëjnë testin pas mbërritjes, brenda 48 orëve, në autoritetin lokal shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë nuk specifikoi nëse masa do të zbatohej edhe për udhëtarët në tranzit, të cilët nuk ndalen në Itali.
Top Channel