Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi foli sot për mediat pas urdhrit për sekuestrimin e 26 pasurive të tij. Ndërkohë që Arjan Baci është caktuar si njeriu që do të administrojë pasuritë e sekuestruara.
Ai e cilësoi veprimin e SPAK si të nxituar dhe tha se do e apelojnë, ndërsa i mori me radhë të gjitha pasuritë e biznesmenit duke treguar se si janë përfituar ato.
Pjesë nga deklarata
Vendimi i gjykatës për sekuestrim i nxituar ne do e apelojmë. Sa i përket pronave rezultojnë se një pjesë e tyre nuk janë në pronësi të zotit Ndroqi , në 1993 ai është licensuar si person fizik më pas në 1996 biznesi ka pësuar rritje dhe është regjistruar në tatime si person juridik. Ka kryer një aktivitet tregtar që nga 1991 me disa shtete jashtë si Turqia.
Shyqyr të gjitha janë të deklaruara në dogana.
Z. Ndroqi i është kërkuar sekuestrimi i pronave që i ia ka dhënë vetë shteti me ligjin 7501, pasuri toke të lëna nga i ati.
Për apartamentin e ka bashkë gruan e tij, kjo nuk nuk mund të sekuestrohet pasi është një pasuri i përfituar siç e kanë përfituar shumë të tjerë.
Për RTV ora, ia ka blerë shtetases Ilda Prifti, për 25 milion lekë të reja, dhe kjo është financuar nga një kontratë e dhenë nga banka.
Është sekuestruar mercedes s600 që është blerë me kredi .
Një tokë në lana bregas e financuar dhe kjo me kredi. Është sekuestruar një pasuri në Mullet, edhe transaksioni i kësaj është me bankë.
Të gjitha aktivitetet kanë rezultuar pa probleme nga autoritetet, viktimë e nxitimit të SPAK nuk është vetëm ora neëw , por ka pasur raste që ju i dini që kanë paguar shtetasit shqiptarë.
Sa për oficerët që erdhën ne godine flet për pushimin e zërave të medias.
Top Channel