Kompania britanike sjell maskën që ç’aktivizon virusin

31/07/2020 11:49

Në një kohë kur mbajtja e maskës mbrojtëse është bërë e detyrueshme në të gjithë dyqanet në Britaninë e Madhe, një kompani britanike ka prodhuar një lloj maske mbrojtëse që përbëhet nga një proteinë anti virale që c’aktivizon viruset, përfshirë sars cov 2, që shkakton sëmundjen covid 19.

Lucy Hope, drejtoreshë komunikimesh në virustatic shield, thotë se maska synon të zbrampsë 98 për qind të viruseve.

“Maska mbrojtëse është e bërë me virapherin, që është një shtresë antivirale, një proteinë natyrale, që ka aftësinë të bllokojë viruset dhe t’i ç’akticizojë ato në sipërfaqe të maskës. Më pas është e sigurt ta prekësh maskën sepse ajo është vetë-pastruese dhe viruset janë të ç’aktivizuara, pra jo si maskat e tjera ku viruset qëndrojnë të gjalla në sipërfaqe”.

Maska, sipas drejtuesve të kompanisë, mund të përdoret nga punonjësit e shëndetësisë për të shkuar në shtëpi dhe për tu kthyer por ajo është e projektuar edhe për përdorim jo klinik. Pra, njerëzit që nuk mund të distancohen fizikisht për arsye të ndryshme, në hapësira publike apo transport publik, mund të qëndrojnë të qetë me të.

Ekspertët thonë se shtresa e proteinës e ç’aktivizon virusin dhe e bëjnë atë të pafuqishëm, aq sa nuk ka mundësi më të hyjë dhe të infektojë qelizat e trupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA