Ndërsa destinacionet popullore po rihapen ngadalë dhe turizmi po fillon të ngrihet në disa vende, pasojat e pandemisë tek industria mbeten shkatërrimtare.
Shumë vende që varen shumë nga turizmi kanë humbur një nga burimet kryesore të të ardhurave të tyre që nga marsi, por cilët janë ata të goditurit më rëndë. Meksika sipas renditjes është më vulnerabëlja nga ekonomitë e mëdha të botës pasi 15.5 për qind e GDP së saj varet tek industria e turizmit dhe udhëtimeve.
Statista, një portal online që ofron të dhëna për ekonominë globale, ka hartuar një listë të vendeve që do të preken më shumë duke u bazuar tek shifrat e 2019. Meksika kryeson listën, e ndjekur ngushtë nga Spanja dhe Italia. Duke qenë mes vendeve me bilancet më të larta të viktimave të koronavirusit, destinacionet evropiane do të jenë mes më të prekurave në botë nga rënia e turizmit për shkak të varësisë së tyre nga të ardhurat nga vizitorët që kontribuan me 14.3 për qind në GDP e Sspanjës, vitin e kaluar, dhe 13 për qind në atë të Italisë.
Pasojat në SHBA, ekonominë më të madhe të botës kanë qenë më pak domethënëse me turizmin që zë vetëm 8.6 për qind të GDP së saj. Franca renditet pas SHBA në listë, me turizmin që zë 8.5 për qind të GDP e ndjekur nga Brazili me 7.7 për qind.
Top Channel