Hakeri ‘playboy’ rus merr peng sistemin ndërkombëtar të navigimit, kërkon $10mln për ta çliruar

27/07/2020 17:19

Disa dhjetra milionë njerëz në të gjithë botën nuk mund të përdornin sot për të pestën ditë radhazi sistemet e udhëtimit e navigimit Garmin, duke përfshirë aplikacionet për çiklistë e pilotë, pasi grupi i hakerave rusë Evil Corps ka marrë kontrollin e tyre dhe kërkon $10 milionë për t’i rikthyer në operim.

Garmin është urfdhëruar të paguajë shpërblesën nga grupi kriminal kibernetik i drejtuar nga ‘Don zhuan-i’ 33-vjeçar Maksim Yakubets, i cili lëviz me një Lamborghini të personalizuar prej $250,000.

Në dhjetor 2019, FBI kishte vendosur shpërblim $5 milionë mbi kokën e Yakubets, dhe informacionet që çonin na kapjen e tij.

Viktima e fundit e Yakubets, rrjeti Garmin, ende nuk ka dhënë shpjegime për rënien e shërbimeve por analistët e sigurisë thonë se me shumë gjasa është inkriptimi i koduar i të gjitha të dhënave të saj, teknika që përdoret nga hakerat për zhvatjen e fondeve dhe më pas dekriptimin për rikthim në normalitet.

Kompania njoftoi dje se aplikacioni i saj për stërvitjen trupore ‘Garmin Connect’ ka rënë prej të enjtes dhe gjithahtu database i aviacionit ‘flyGarmin’ nuk funksionon.

Në dhjetor 2019, departamenti amerikan i thesarit ka vendosur sanksione ndaj grupit Evil Corp pasi shkaktoi më shumë se $100 milionë dëme financiare në sistemin bankar amerikan.

Kështu që edhe nëse Garmin dëshiron të shpërblejë kriminelët, do të ishte në shkelje të sanksioneve të SHBA.

SHBA thotë se Evil Corp është një organizatë kriminale kibernetike ruse e drejtuar nga Maksim Yakubets që prej vitit 2009, dhe kjo bëhet nga kafenetë e nëndheshme të Moskës.

Ai besohet se punëson dhjetra njerëz për të vjedhur para nga viktima në më shumë se 43 vende me anë të viruseve kompjuterike, të cilat shënjestrojnë vetëm njerëz jashtë Rusisë.

Virusi përhapet kur viktima klikon në një dokument të atashuar në email, kur dhe merren të gjitha të dhënat personale.

Zyrtarët thonë se Yakubets i ka dhënë asistencë të drejtpërdrejtë qeverisë ruse me zbulimet gjatë vjedhjeve të tij.

Yakubets njiohet gjithashtu si karakter ekstravagant që përdor makina të shtrenjta, madje Lamborghini i tij ka në targë fjalën “Hajdut” në rusisht, dhe mbaj si kafshë shtëpiake tigra e luanë.

Ai është i njohur në kryeqytetin rus ku shihet shpesh duke vënë në lojë policinë me xhirime gomash dhe makina luksoze.

Në 2017 ai u martua me biznesmenen e pasur ruse Alyona Benderskaya në një fushë golfi në Moskë.

Vjehrri i tij është ish-oficeri i lartë i forcave elitare FSB, Eduard Bendersky si dhe pronat kompanish të lidhura me sigurinë.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA