26/11 13:51
Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 65 raste të reja të infeksionit me virusin SARS-CoV-2, dhe tre persona vdiqën, njoftoi Shtabi i Krizave i Kroacisë.
Sot janë gjithsej 855 raste aktive në Kroaci, prej tyre 142 pacientë janë në spital, dhe nëntë janë në respiratorë.
Që nga 25 shkurt, kur është regjistruar rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 4,857 persona të infektuar, nga të cilët 136 kanë vdekur dhe 3.866 janë shëruar.
Aktualisht janë 3,271 njerëz në vetizolim. Deri më tani, janë testuar gjithsej 112.003 persona, nga të cilët 1.489 në 24 orët e fundit.
Top Channel