Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për goditjen e paligjshmërisë.

Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kanë ndaluar shtetasit:

– K. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Përndjekja”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga DVP Tiranë.

– A. Q., 48 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e ish-bashkëjetueses (e pazotë për t’u mbrojtur).

– A. Ç., 33 vjeç, banues në Arapaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen B. Sh., në banesë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimit e Krimeve është proceduar penalisht shtetasi S. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen nr. 17, në orët e vona të natës ka shqetësuar banorët me muzikë të lartë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. C., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA