Protestat për George Floyd nuk kanë ndalur në SHBA që pas vdekjes së tij.
Në Portland është shënuar një incident mes forcave policore dhe një protestuese e njohur si “Naked Athena”. Protestuesja u paraqit përpara forcave të armatosura, thuajse tërësish e zhveshur, e pajisur vetëm me një maskë mbrojtëse. Ajo u ndal për disa çaste dhe nisi të bënte joga, e pas kësaj gjeti kohë dhe për të realizuar disa fotografi.
“Ajo ishte tepër e ndjeshme. Do të ishte tepër e dhimbshme për të nëse do ta qëllonim me plumba gome”, tha Dave Killen, zëdhënës i policisë.
Sakaq, protestat nën titullin “Black Lives Matter”, që prej 25 majit, -ditë ku mbeti i vrarë Floyd-, janë duke u zhvilluar në SHBA. Turma të mëdha njerëzish janë përplasur me policinë, e këta të fundit nuk kanë ngurruar të përdorin ndaj tyre gaz lotsjellës, plumba e shkopinj gome.
Top Channel