Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike dhe të biznesit në SHBA u hakeruan të mërkurën dhe u përdorën për të siguruar monedha dixhitale. Mes tyre llogaria e kandidatit të mundshëm për president në kampin e demokratëve Joe Biden, yllit të shfaqjeve televizive të drejpërdrejta Kim Kardashian, ajo e ish-Presidentit Barack Obama, miliarderit Elon Musk dhe reperit Kanye West.
Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por qëllimi i pazakontë i tij sugjeron se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Ndërsa hakerimi i llogarisë nuk është i pazakontë, ekspertët u befasuan nga shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.
“Ky duket të jetë hakerimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale”, thotë Dmitri Alperovitch, bashkëthemelues i kompanisë për sigurinë në internet “CrowdStrike”.
“Twitteri” njoftoi se kam nisur hetimet mbi atë që e quajti një “incident të lidhur me sigurinë” dhe tha se së shpejti do të lëshonte një deklaratë. Aksionet e kompanisë së medias sociale ranë me pothuajse 5 për qind pas mbylljes së tregut.
Disa nga tweetet u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive. Në rastin e miliarderit të Teslas, shefit ekzekutiv Elon Musk për shembull, një tweet nëpërmjet të cilit kërkohej një shumë në monedhë dixhitale u hoq, por pak më vonë u shfaq një tjetër dhe më pastaj një i tretë.
Mes atyre që u preken nga hakerimi ishte themeluesi i kompanisë “Amazon” Jeff Bezos, investitori Warren Buffett, bashkëthemeluesi i “Microsoft” Bill Gates dhe llogaritë e korporatave si “Uber” dhe “Apple”. Disa llogari të organizatave të përqëndruara tek monedhat dixhitale u hakeruan gjithashtu.
Sipas një personi që kishte dijeni mbi çështjen, zyrtarët e fushatës së zotit Biden ishin “në kontakt” me “Twitterin”. Ai tha se kompania kishte mbyllur llogarinë e tij “menjëherë pas hakerimit dhe se kishte hequr tweetet e lidhura me rastin”. Tesla dhe kompani të tjera të prekura nuk kanë bërë ende asnjë koment. Të dhënat e disponueshme publike tregojnë se hakerat kanë arritur të sigurojnë tashmë më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale.
Top Channel